“Botox” dhe dobësi për muzikën, brenda çerdhes së drogës që ngriti kapoja shqiptar në Greqi

schedule00:06 - 8 Dhjetor, 2020

schedule 00:06 - 8 Dhjetor, 2020

Një trafikant droge shqiptar 54-vjeç, i cili konsiderohet nga autoritetet greke si një nga më të mëdhenjtë e kokainës dhe hashashit në Evropën Juglindore, ra në prangat e policisë të premten, por emri i tij nuk bëhet publik nga vendi fqinj.

Mediat greke shkruajnë se 54-vjeçari thuhet se ka qenë i përfshirë shumë në trafikun e drogës me mafian turke në vitet e fundit, duke shitur hashash shqiptar dhe duke marrë heroinë të pastër nga Afganistani dhe Pakistani, pra në këmbim. Sidoqoftë, për shkak të pandemisë së koronavirusit , grekët thonë se ai ndryshoi strategjinë duke kultivuar kanabis në ambiente të brendshme.

Për këtë arsye, ai kishte marrë me qira një hapësirë ​​ tre katëshe në Atikë dhe kishte instaluar një sistem të plotë laboratorik dhe kultivimi hidroponik brenda, të cilin synonte ta “hidhte” në tregun e Athinës me një fitim që llogaritej 500 mijë euro. Tre shqiptarë kujdeseshin për kanabisin dhe u lejohej që të dilnin vetëm një herë në muaj, ndërsa për ushqimin dhe gjithçka tjetër kujdesej kapoja.

54-vjeçari ishte një mysafir i rregullt në klubet e natës. Ai u shfaq si një biznesmen i pasur nga Shqipëria. Ai u sigurua që të bënte botox që të dukej “i freskët”, ndërsa, në të njëjtën kohë, lëvizte me një makinë luksoze për të plotësuar imazhin e tij si i suksesshëm. Por policia zbuloi se përmes kësaj mënyre ai trafikonte drogën” shkruan media greke.

Policia sekuestroi 1800 fidanë, 1 kg e 355,8 gram kokainë, 6 makina, 11505 euro, pistoletë, 41 gëzhoja, 2 grushte hekuri, 2 peshore precize, por edhe pajisjet për kultivimin e kanabisit./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!