Botohen poezitë e panjohura të At Zef Pllumit, shkruar në burg

schedule15:54 - 22 Mars, 2021

schedule 15:54 - 22 Mars, 2021

Nga Leontina Nika

“Vargjet e mia kanë lindun gjatë netve t’ni dimni barbar,

T’ni dimni shqiptar.

Nuk pata ngjyrë shkrimi, por I shkrova n’galerë,

Me lot, gjak e me vnerë”

Këto janë disa prej vargjeve që At Zef Pllumi shkroi  gjatë viteve të burgut, e ku arriti t’i nxirrte me ndihmën e shokëve. At Zef Pllumi njihet kryesisht për veprën monumentale “Rrno vetëm për me tregue”.

Rishikimi i dorëshkrimeve  të tij, ka nxjerr në dritë poezi të panjohura , të cilat janë përmbledhur në një libër nga  botimet e Provincës Françeskane Shqiptare .

Përgjegjësi i botimeve at’ Vitor Demaj thotë se në arkivin e personal zbuluam poezi të reja të cilat  nuk janë botuar në përmbledhjen “antipoezi për shekullin e njëzetë” ku at’ Zef Pllumi shfaqet me pseudonimin Lis Mali.

“Tash së fundmi kemi botu një shkrim të tij, të veçantë Balada e Lulefrangut… Bëhen krahasime edhe me epiken franceze. I përfundim në vitin 1964.”

Në ballin të librit është vënë  ikona e Shën Françeskut për këto arsye.

“Simbol i shpresës por edhe i vuajtjes që ka pas At Zef Pllumi.”

Poezitë e at Zef Pllumit tregojnë botën e madhe të autorit  përpjekjet dhe shpresën për të rrëzuar kultin e dhunës dhe për t’i ngritë një monument të madh të dashurisë, e cila është  në thelb të  zhgunit të Françeskaneve. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!