Botohen kujtime dhe dëshmi në kolanën prej 11 veprash të kujtesës

schedule17:15 - 21 Shkurt, 2019

schedule 17:15 - 21 Shkurt, 2019

Instituti i Studimeve të Krimeve të Komunizmit boton kolanën prej 11 veprash me memuarët, kujtime dhe dëshmi mbi të shkuaën komuniste. Drejtori Agron Tufa thotë se kësaj here me mjaft rëndësi është edhe albumi i retushimit, ku shuheshin fotot e protagonistëve dhe vendosej gjithnjë si kryepersonazh Enver Hoxha. 

Instituti i Krimeve të Komunizmit promovi kolanën prej 11 veprash. Drejtori i i këtij institucioni, Agron Tufa, thotë se kësaj herë dominojnë rrëfimet e dëshmitarëve okularë të rrëfyera në vetë të parë.

Me mjaft interes është edhe botimi i një albumi fotografie, ku dëshmohet qartë retushimi i personazheve dhe mbivendosja e personave të tjerë, të cilët nuk kanë patur rëndësi në momente kyçe të historisë, kjo sipas Tufës vihet re që në periudhën e luftës dhe më tepër me instalimin e pushtetit komunist në Shqipëri.

Rrëfimi i së shkuarës përmes këtyre librave është njëra anë, ndërsa shpërndarja e këtyre librave në Shqipëri është shumë i rëndësishëm për t’u bërë e njohur kjo periudhë e historisë tek brezat. Tufa thotë se libri shpërndahet anekënd vendit.

Instituti i Krimeve të Komunizmit për botimin e kolanës vjetore ka një buxhet prej 3 milionë lekësh./abcnews.al