Mbrojtësi i Lille, Sven Botman , ishte një nga emrat më të përfolur në këtë merkato të janarit.
Milani është një nga skuadrat që ka ndërmarrë hapa më konkretë dhe që mund të lëvizë të tjerët në funksion të merkatos së qershorit. Lojtari holandez foli për ‘Ziggo Sport’, duke pranuar se Milani “është një klub i mrekullueshëm”.
Ja fjalët e tij:
“Tek Lille jam mirë dhe luaj Champions League duke pasur një rol të rëndësishëm në skuadër. Megjithatë ndonjëherë ka mundësi që duhet t’i shfrytëzosh dhe ndihem gati për hapin tjetër që planifikoj të bëj në verë. Milan dhe Newcastle ishte shumë konkret këto ditë.
Preferenca ime? Të dyja klubet kanë pikë pozitive. Të gjithë po flasin për Newcastle për shkak të parave të pronarëve të rinj, por projekti është shumë i bukur. Mendoni se ku ishin skuadrat disa vite më parë si PSG apo Man City. Do të ishte mirë të isha pjesë e tyre. Por Milani është një klub i mrekullueshëm”./ h.ll/abcnews.al