“Bota në recesion ekonomik për shkak të koronavirusit”, financieri: Mund të mos shkojë, çfarë ndodh me Shqipërinë

schedule08:19 - 18 Mars, 2020

schedule 08:19 - 18 Mars, 2020

Në një lidhje direkte nga Singapori për “Abc-ja e mëngjesit”, financieri Gjergji Rrumbullaku foli për situatën e shkaktuar nga përhapja e koronavirusit.

Rrumbullaku tha se Singapori nuk është në karantinë të plotë, por jetohet me kujdes. Ndërkaq, financieri u ndal edhe tek pasojat ekonomike që do të sjellë ky virus që u përhap me shpejtësi në shumë vende të botës duke u kthyer në karantinë.

Sipas tij bota nuk rrezikon të futet në një recesion ekonomik, por kjo situatë do të jetë e vazhuar për disa muaj. Ndërkohë për situatën në Shëipëri, ai tha se: “Po të trajtohet si një problem që do jetë për ca kohë nuk ka pse ta bëjë jetën kaq të vështirë. Karantinimi për mua është ide e mirë. Nuk ka zgjidhje tjetër”.

Pjesë nga intervista:

Enkel Demi: Si funksionon jeta e përditshme?

Gjergji Rrumbullaku: Unë punoj nga shtëpia, me bursën po në të njëjtën mënyrë. Një gjë që më bën përshtypje, shumë firma e kanë vënë me detyrim punën nga shtëpia.

Enkel Demi: Rregullat në përditshmëri janë tejet të rrepta. Nga pamjet që transmetuan tregohet një qendër e madhe tregtare, ku janë tryezat e mëdha me shumë ndenjëse por një pjesë janë me shirit të kuq.

Gjergji Rrumbullaku: Një nga masat që ka marrë shteti, që të mos jesh shumë afër me personin tjetër, i kanë vënë një vizë karriges së dytë që të mos ulesh aty dhe këtë njerëzit e kuptojnë.

Enkel Demi: Në Singapor jetohet në karantinë apo me kujdes?

Gjergji Rrumbullaku: Po me kujdes, nuk ka karantinë. Është vënë karantinë e detyrueshme për njerëzit që vinë nga vendet e prekura.

Enkel Demi: Këta që shkojnë në shtëpi kontrollohen?

Gjergji Rrumbullaku: Më tha një i afërm që kishte ardhur nga Londra, i marrin në telefon çdo 15 minuta për ta pyetur.

Enkel Demi: Çfarë ndodh nëse thyen karantinën?

Gjergji Rrumbullaku: Në varësi kush je, nëse ke një kontratë pune ta heqin dhe bëhesh person “Non Grata”.

Enkel Demi: Ti je në kontakt me Shqipërinë dhe je në dijeni të situatës sesi ne jemi futur në karantinë, ke një vlerësim për masat që janë marrë?

Gjergji Rrumbullaku: Mesa kuptova karantina është vënë për çdo qytet edhe orar më duket, nuk ka më trafik ndërqytetar. Unë do thoja këtë duke e njohur Shqipërinë, duke qenë se kjo sëmundje është e tillë nuk ka vdekshmëri të lartë por transmetim të lartë, gjëja më e mirë është karantina e plotë. Unë do thoja që hapi më i mirë do ishte ky karantimi dhe ndalimi i përhapjesjes sesa më mbrapa trajtimi i të sëmurëve.

Enkel Demi: Në Kinë thuajse kjo kaloi, Singapori është 4 orë larg me avion nga Kina dhe ju keni tre muaj që jetoni në këtë mënyrë…

Gjergji Rrumbullaku: Nuk ka më raste nga brenda, rastet po vinë nga jashtë. Në Singapor ishin 23 ratse të reja, ngatë cilat 17 ishin nga jashtë. Nuk është trajtimi, ëhstë parandalimi më shumë se çdo gjë tjetër.

Enkel Demi: A rrezikon bota të hyjë në recesion dhe vecanërisht Europa?

Gjergji Rrumbullaku: Besoj se do ketë korrektim të tregjeve, mund të mos vejë në recesion por do jetë e vazhduar.

Enkel Demi: Shpesheherë emocionet njerëzore ndikojnë në këto tregje. Njerëzit janë të trembur, tregjet nuk shesin?

Gjergji Rrumbullaku: Jo, problemi më i madh është mosdija se cfarë do ndodhë. Megjithatë tregjet sidomos bursat përfaqësojnë vetëm njerëzit që kanë lekë, prandja them se nuk do jetë recesion i tillë pasi tregjet po tremben, janë vetëm nnjë pjesë e popullsië por pjesa tjetër vazhdo jetën. Shumë analistë janë të rezervuar për ta quajtur problem kaq të madh. Do jetë e rëndë e vazhduar por nuk do ketë trajtën e recesionit të 2008-ës.

Enkel Demi: Shqipëria është një vend shumë i vogël, mendon se i ka kapacitet e nevojshme për ta përballuar një situatë të tillë në pikëpamjen ekonomike?

Gjergji Rrumbullaku: Po të trajtohet si një problem që do jetë për ca kohë nuk ka pse ta bëjë jetën kaq të vështirë. Karantinimi për mua është ide e mirë. Nuk ka zgjidhje tjetër. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!