Ne SHBA është konfirmuar vdekja e dytë e lidhur me koronavirusin. Sërish, pacienti që ka humbur jetën është në shtetin e Uashingtonit.
Lajmi bëhet i ditur nga burime zyrtare të shëndetësisë që konfirmojnë gjithashtu edhe personin e pare të infektuar në Neë York.
Po ashtu në Berlin është regjistruar rasti i parë me koronavirus. Bëhet fjalë për një të ri, që sipas mjekëve është në gjendje të stabilizuar.
Në të gjithë Gjermaninë deri tani regjistrohen 130 persona të infektuar. Në Itali, një dekret i firmosur dje nga kryeministri Konte vijon të mbajë të mbullura shkollat dhe muzetë.
Deri në 8 mars do të jenë të pezulluara të gjitha eventet kulturore, sportive dhe fetare. Në Francë është mbyllur muzeu i Luvrit dhe të gjitha muzetë e tjera të kryeqytetit, si masë parandaluese për përhapjen e metejshme të virusit.
Në të gjithë botën, numri i personave të infektuar me COVID 19 ka arritur shifrën 3 038 persona, ndërsa harta e përhapjes së virusit përfshin 65 vende. Në Kinë, numri i viktimave ka arritur 2 912. Ndërsa në Korenë e Jugut, 4 vdekjet e fundit e kanë rritur në 22 persona bilancin e viktimave nga koronavirusi.
Në këtë vend rezultojnë të infektuar mbi 4 200 persona. /abcnews.al