Hidhërimi ishte i madh. Kur të Kaltrit u kthyen në shtëpi, askush nuk kishte dalë për t’i pritur, asnjë tifozë, por jo se disfata e tyre kaloi pa u vënë re.
Përkundrazi, mediat në Itali, Europë e më gjerë nuk mund të mos i bënin jehonë mallkimit të Italisë.
“Të gjithë në shtëpi, – pikëllohet “La Gazeta delo Sport”, – Italia pa Botëror për të tretën herë radhazi! Makthi vazhdon! Kean jep shpresë, Bastoni përjashtohet! Gatuzo në lot: Më falni, nuk ia dola dot!”
I njëjti titull për “Il Korriere delo Sportin”: Të gjithë në shtëpi! Falimenti I tretë! Italia sërish jashtë Botërorit! Arbitri Tyrpe ishte katastrofë!”
“Jashtë të gjithë, – shkruan “Tutosport”, – Feston Bosnja me penallti! Italia jashtë Botërorit për herë të tretë radhazi! Nuk mund të mos ketë pasoja!”
“Il Korriere dela Sera”, gazetë e lajmeve të përgjithshme, I jep disfatës foton kryesore në kopertinë: Të Kaltrit të eliminuar! Mallkimi I Botërorit!
E përditshmja tjetër “La Republika”: Të gjithë në shtëpi! Bosnja fiton me penallti, të kaltrit për të tretën herë! Falimentim sportiv dhe në drejtim! Futbolli italian duhet të rithemelohet!”
Sarajeva është në festë, e përditshmja “Dnevni Avaz”: Shkojmë në Botëror! Dragonjtë realizuan ëndrrat e Bosnjë Hercegovinës! Një histori futbolli!
E përditshmja tjetër boshnjake, “Oslobodjenje” komenton pritjen madhështore të ekipit nga ana e tifozëve përpara Zjarrit të Pashuar në Sarajevë!
“L’Ekip” nga Franca: Italia, sërish përtokë! Si në 2018 e 2022, la Nacionale nuk do të marrë pjesë në Kupën e Botës! Zhgënjim I madh për një brez të tërë!
“Dështimi I tretë Botëror, – shkruan “Marka” nga Madridi, – Italia mbetet jashtë Kupës së Botës si në 2018 e 2022! Bie me penallti!”
Ja edhe “Deili Meil” nga Britania e Madhe: “Italia mban zi për një tjetër turpërim të Kupës së Botës! Mediat e zemëruara sulmojnë Të Kaltrit pas makthit më të keq! Gatuzo në lot merr përsipër fajin!
“Ole” nga Argjentina e shkruan në italisht: Jemi jashtë 3! Goditje e madhe për Italinë! Botërori I tretë radhazi jashtë pas humbjes me Bosnjën!


