4 shqiptarë të arrestuar në 28 nëntor në Viterbo të Italisë dolën para gjykatës të hënën dhe në një seancë maratonë u vendos që të gjithë të qëndronin në qeli.
Në pranga u vunë 30-vjeçari David Rebeshi, 24-vjeçari me iniciale K.A., një 23-vjeçar me iniciale L.V. dhe I.F., 21 vjeç. Bëhet fjalë për një grup të konsideruar si organizatë mafioze nga autoritetet italiane.
Ismail Rebeshi është vëllai i Viterbes i cilësuar ndryshe si “bos mafioz”, i arrestuar një vit më parë nën akuzat e trafikut të drogës dhe posedimit të armëve. Tashmë edhe i vëllai që kishte mbetur jashtë është vënë në pranga.
Mediat italiane shkruajnë se 4 shqiptarëve i ishte ngritur një kurth nga karabinierët italianë që kishin organizuar shkëmbimin e parave që duhet të dorëzonte te shqiptarët pronari i një restoranti të shantazhuar nga Viterbo.