Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Borxhi prej 500 eurosh “mollë sherri” mes kushërinjve në Kamzë, nga dasma përfunduan te përleshja me thika

schedule11:03 - 26 Dhjetor, 2022

schedule 11:03 - 26 Dhjetor, 2022

Një borxh prej 500 eurosh me sa duket është bërë “molla e sherrit” mes kushërinjve në Kamzë, të cilët mbrëmjen e djeshme u përleshën me thika.

Fatjon Luca plagosi me thikë kushëririn e tij Hafuz Troci. Por gjatë konfliktit morën dëmtime të lehta edhe familjarët e dy palëve në konflikt, shtetasit  M. L., B. C., dhe një 15-vjeçar.

ABC ka zbardhur dëshminë e personave të përfshirë në konflikt.



Mësohet se sherri ka nisur ka nisur pas një borxhi që i plagosuri i ka pasur autorit të ngjarjes Fatjon Luca.

Lexo edhe: Sherr mes familjarëve në Kamzë, disa të plagosur

Ky i fundit i ka thën hetuesve se 500 eurot që ia kishte dhënë Hafuz Trocit nuk i kishte marrë ende.

Sipas tij, ai ia kishte kërkuar disa herë, por Troci nuk ia kishte dhënë.

Konflikti i djeshëm ka nisur pasi autori dhe personat e tjerë kanë qenë në një dasmë.

Në përfundim të ceremonisë, Luca është afruar dhe e ka qëlluar në gjoks Hafuz Trocin.

Në sherr janë përfshirë edhe familjarët e tjerë të Trocit dhe Lucës, të cilët kanë nisur të qëllojnë njëri-tjetrin me grushte.

Pas mbledhjes së provave në vendin e ngjarjes, policia ka arrestuar autorin Fatjon Luca, ndërsa po hetohen në gjendje të lirë personat e tjerë të përfshirë./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!