Borussia Dortmund do yllin e Chelseas, Thomas Tuchel thotë fjalën e fundit

schedule15:58 - 29 Gusht, 2021

schedule 15:58 - 29 Gusht, 2021

Chelsea është mbushur me sulmues dhe të paktën një prej tyre mund të largohet në këto ditë të mbetura të merkatos, teksa huazimi është formula e vetme e mundshme.

Callum Hudson-Odoi është i vetmi që ka ofertë të arsyeshme për momentin. Sky Sport në Britani bën me dije se Borussia Dortmund e ka kërkuar në huazim anglezin dhe klubet janë në negociata.

 

Gjithsesi, do jetë trajneri Thomas Tuchel që do thotë fjalën e fundit. Nëse ai jep miratimin për ta huazuar të riun, Borussia do mund të buzëqeshte dhe ta aktivizonte më shumë seç do ketë mundësi në Londër. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!