Borrell: Ukraina ka nevojë urgjente për municione për të vazhduar luftën

schedule10:34 - 20 Shkurt, 2023

schedule 10:34 - 20 Shkurt, 2023

Bashkimi Europian duhet t’i sigurojë Ukrainës municione të mjaftueshme për të vazhduar luftën e saj kundër pushtimit rus, tha të hënën kryediplomati i BE-së.

“Është çështja më urgjente. Nëse dështojmë në këtë, rezultati i luftës është në rrezik,” tha Borrell, para një takimi me ministrat e punëve të jashtme nga vendet e BE-së në Bruksel.

“Forcat ruse qëllojnë rreth 50,000 herë në ditë dhe Ukraina duhet të ketë  të njëjtin nivel kapaciteti.

Ata kanë topa, por mungojnë municionet,” theksoi Borrell.

/abcnews.al