Borrell për situatën në veri: Dhuna nuk është rruga e duhur, autorët të vihen para drejtësisë

schedule10:58 - 1 Qershor, 2023

schedule 10:58 - 1 Qershor, 2023

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, këtë të enjte sërish ka komentuar situatën e tensionuar në veri të Kosovës.

Nga Moldavia, Borrell është shprehur se përgjegjësit e dhunës duhet që të vihen para drejtësisë dhe bëri thirrje për shmangien e çdo lloj përshkallëzimi.

“Ne duhet të insistojmë se dhuna nuk është rruga e duhur, ajo duhet të dënohet dhe kryesit e dhunës duhet të vihen para drejtësisë. Pra duhet shmanget çfarëdo lloj përshkallëzimi dhe lëvizje të pakoordinuara”, ka deklaruar Borrell.

Përfaqësuesi i BE-së, tha se shpreson që sot në margjinat e samitit të Komunitetit Politik Evropian, të zhvillojë një takim me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pas atij që pati dje në Bratislavë me kryeministrin Albin Kurti. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!