Mungesa e ushqimit dhe ilaçeve në Gaza është “një dështim i njerëzimit”, tha Josep Borrell gjatë mbërritjes në samitin e liderëve të BE-së.
“Ajo që po ndodh sot në Gaza tregon se njerëzimi ka dështuar, nuk është krizë humanitare, është dështim i njerëzimit, nuk është tërmet, nuk është përmbytje, është bombardim.”
“E vetmja mënyrë se si mund të ndaloni krizën humanitare, krizën njerëzore është që Izraeli të respektojë më shumë civilë dhe të lejojë kalimin e më shumë ndihmave në Gaza,” theksoi ai.
/abcnews.al