Borrell: Evropa duhet të solidarizohet me Lampedusën

schedule14:40 - 23 Shtator, 2023

schedule 14:40 - 23 Shtator, 2023

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, në një intervistë për France24 tha se Perëndimi duhet të tregojë solidaritet me Italinë në këtë moment të vështirë.

“Lidhur me ardhjet masive të emigrantëve në Lampedusa, ne duhet të tregojmë të gjithë solidaritetin tonë me Italinë në një moment të vështirë,” tha Borrell.

“Bashkimi Evropian do të jetë në krah të Italisë”.

“Ka nevojë për kontroll kufitar me politika që shkojnë përtej masave të sigurisë, dhe marrëveshje me vendet e origjinës dhe tranzitit që garantojnë dëbimin e migrantëve të paligjshëm të cilët rrezikojnë jetën e tyre për asgjë,” tha ai.