BE-së po i mbarojnë rezervat e armëve pasi vendet anëtare vazhdojnë të dërgojnë armë dhe municione në Ukrainë, ka paralajmëruar kryediplomati i bllokut, shkruan The Guardian.
Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, u kërkoi vendeve anëtare të koordinojnë më mirë shpenzimet e tyre për pajisjet ushtarake gjatë një debati me ligjvënësit europianë.
“Stoqet ushtarake të shumicës së shteteve anëtare kanë qenë të varfëruara sepse ne u kemi ofruar shumë kapacitete ukrainasve. Duhet të rimbushet. Mënyra më e mirë është ta bëni këtë së bashku. Do të jetë më e pak e kushtueshme.
Nëse vendet e BE-së vazhdojnë të zgjerojnë aftësitë e tyre ushtarake në të njëjtën mënyrë, “rezultati do të jetë një humbje e madhe parash,” tha ai.
Borrell pranoi se BE-ja duhet të kishte filluar të trajnojë forcat e armatosura të Ukrainës një vit më parë, disa muaj përpara se Rusia të fillonte pushtimin e saj, pasi disa vende anëtare kërkuan një operacion të tillë.
“Nëse BE-ja do të përgjigjej në kohë, “do të ishim në një situatë më të mirë”, tha ai, duke shtuar:
Fatkeqësisht nuk e bëmë, dhe sot jemi penduar. Na vjen keq që gushtin e kaluar nuk e përmbushëm këtë kërkesë.
/abcnews.al