Borrel kërcënon Rusinë: Pasoja edhe ndaj Bjellorusisë nëse ndërmerret sulm nga territori i saj

schedule21:04 - 21 Shkurt, 2022

schedule 21:04 - 21 Shkurt, 2022

Nga Erisa Zykaj

Shefi i diplomacisë europiane, Josep Borrel e ka shprehur qartë: « Takimi i ministrave të jashtëm të Bashkimit Europian mbi Ukrainën është më i gjati dhe më intensivi nga takimet që ai mban mend. Kjo pasi, në fjalët e Borrel, Rusia përbën tashmë rrezikun më të madh për paqen dhe stabilitetin në Europë që nga lufta e dytë botërore. Ai është shprehur se tashmë Bashkimi Europian ndodhet në një udhëkryq kritik.

Sfidimin, shkeljen dhe përdhosjen e rregullave të rendit ndërkombëtar, të vendosura që nga mbarimi i luftës së ftohtë. Borrel ka rikujtuar se Bashkimi Europian ka dënuar operacionet dhe zhvendosjen ushtarake në pjesën lindore të Ukrainës. Borrel ka shpjeguar se gjetja e një preteksti është një klasike për të justifikuar një përshkallëzim ushtarak dhe se Rusia manipulon duke nxjerrë një pretekst, se situata në Ukrainë përbën rrezik për sigurinë e Rusisë.

Ndërkohë, Borrel ashtu si dhe ministrat e jashtëm të Bashkimit Europian kanë përgëzuar Ukirainën pêr përmnbajtjen që ka treguar përballë dhunimit tê ligjit ndërkombëtar, si dhe marrëveshjes së Minskut.“Po ndjekim diskutimet e këshillit të sigurisë së Rusisë me një shqetësim të madh. Në kuptimin tone, vendimi final nuk është marrë ende. Ne i bëjmë thirrje presidenti rus Putin të respektojë ligjin ndërkombëtar dhe marrëveshjen e Minskut. të mos njohë pavarësinë e Donetsk dhe Lougans. Ne jemi gati të reagojmë me një front të fortë dhe të bashkuar në rastin e kundërt » është shprehur Borrel.

Lexo edhe: Ekipi i ABC në Kiev: Plani më i keq i Putin, Ukraina “në këmbë” 500 mijë ushtarë lufte, sulmi nga ajri fatal

Ministrat e jashtëm të BE-së kanë aprovuar një ndihmë për trajnimin e ushtrisë ukrainase në kuadrin e misioneve të paqes së BE-së, si dhe një mision ekspertësh për të ndihmuar Ukrainën kundër sulmeve kibernetike. Borrel i është referuar mundësisë së një takimi të përbashkët BE-Ukrainë në Kiev, por sipas tij kjo do varet nga rrethanat. Borrel është treguar i qartë edhe për pasojat ndaj Bjellorusise, nëse një sulm rus bëhet nga territori i Bjellorusisë. BE-ja do t’i përgjigjet rreptësisht një aksioni të Rusisë.

Nëse ka sulm nga Bjellorusia, përgjigjja do të jetë njësoj e vlefshme për Bjellorusinë. Bjellorusia është zvarritur në krizë, po humb sovranitetin duke lejuar një zhvendosje të ushtrisë ruse, po humb neutralitetin bërthamor, është futur në një proces të satelizimit të Rusisë. « I përket Rusisë të vendosë, se si do të shihet nga Komuniteti Ndërkombëtar dhe nga historia » ka thënë Borrel. Ai ka shpjeguar se tashmë paketa e sanksioneve ndaj Rusisë ka një mbështetje të gjerë, duke ju referuar aktualisht unanimitetit në qëndrime të shteteve anëtare të BE-së, por paketa duhet të kalojë për vendim unanim të ministrave.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!