Kryeministri britanik, Boris Johnson ka reaguar në lidhje me sigurinë e vaksinës AstraZeneca.
Ky reagimin i kryeministrit britanik ka ardhur pas shqetësimeve në lidhje me sigurinë e vaksinës pasi shumë vende pezulluan përdorimin e saj.
Lexo edhe: Rastet e mpiksjes së gjakut, Gjermania pezullon përdorimin e vaksinës së AstraZeneca
Ai gjithashtu theksoi se vaksina ishte e sigurt për tu përdorur.
“Ne kemi një nga rregullatorët më të ashpër dhe më me përvojë në botë. Ata nuk shohin asnjë arsye për të ndërprerë programin e vaksinimit”, tha Johnson në një komunikim për mediat, ndërsa shtoi se deri më tani nuk është vërtetuar asnjë rast në Mbretërinë Bashkuar që të ketë shkaktuar mpiksje gjaku pas aplikimit të vaksinës.
Kujtojmë se edhe Gjermania i është bashkuar listës që vendeve që kanë pezulluar përdorimin e vaksinës AstraZeneca.
/abcnews.al/