Boris Johnson nën presion pas humbjeve në zgjedhjet në Mbretërinë e Bashkuar

schedule15:58 - 24 Qershor, 2022

schedule 15:58 - 24 Qershor, 2022

Partia Konservatore e kryeministrit britanik Boris Johnson, ka pësuar një goditje të madhe pasi humbi dy vende në parlament pas zgjedhjeve të parakohshme, të zhvilluara në dy rajone: Wakefield dhe Tiverton.

Humbja e thellë e konservatorëve në Anglinë jugperëndimore dhe ne veri solli dhe dorëheqjen e kryetarit të tyre Oliver Dowden. Në një letër, kreu i partisë deklaroi se përgjegjësin për humbjen duhet të mbajë Jonhnson.

Ministrja e Brendshme, Priti Patel edhe pse krahu i djathtë i Johnson u bë sot anëtarja e parë e kabinetit që i doli përballë Johnson duke thënë se është e e drejtë që konservatorët të kenë një moment reflektimi pas rezultateve të zgjedhjeve të brendshme.

I menjëhershëm ishte reagimi i Kryeministrit Johnson, i cili edhe pse pranoi rezultatin, ai hodhi poshtë çdo pretendim që ai mund të largohej nga pushteti.

“Ndërsa e kuptoj plotësisht zhgënjimin tuaj me rezultatet e zgjedhjeve të pjesshme, kjo qeveri u zgjodh me një mandat historik pak më shumë se dy vjet më parë për t’u bashkuar dhe për t’u ngritur. Pres me padurim të vazhdojmë të punojmë së bashku për këtë”

Disfata, sidomos në rajonin e Tiverton, një bastion i konservatorëve, tregon se koalicioni qeverisës mund të kriset. Liberal Demokratët fituan zgjedhjet e pjesshme në Tiverton dhe Honiton, duke përmbysur një shumicë konservatore prej më shumë se 24,000 votash.

Disa javë më parë, Johnson i mbijetoi mocionit të mosbesimit.211 anëtarë të partisë votuan pro qëndrimit të 57-vjeçarit në krye të qeverisë, përkundrejt 148 që votuan kundër./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!