Borë e ngrica, vështirësi në qarkullim/ ARRSH i bën apel drejtuesve të bëjnë kujdes në zonat malore

schedule12:47 - 9 Janar, 2024

schedule 12:47 - 9 Janar, 2024

I ftohti i acartë me temperatura të ulëta ka përfshirë vendin në veri dhe në juglindje.Kjo ka sjellë reshje bore me intesitet si dhe ngrica duke krijuar vështirësi në qarkullim

Sipas Autoritetit  Rrugor Shqiptar  në zonat malore : Tamarë-Vermosh, në Qafë Thore-Bogë, në Valbonë, Kukës-Shishtavec, Vaudejes-Pukë-Kukës, Korçë-Dardhë, Qafë Qarri-Ersekë janë regjistruar temperarura të ulëta deri në -8°C .

Në Korçë trashesia e bores varjon nga 5 cm deri ne 10 cm mbi lartesite mbi 1 mijë metra.

Pavarësisht kësaj qarkullimi vijon pa probleme në akset kombëtare .Grupet e punës me mjetet borëpastruese kanë vijuar punën pa ndërprerje në terren për të bërë pastrimin nga dëbora dhe shpërndarjen e kripës për të evituar ngricat.

Edhe Rruga e Kombit është përfshirë nga rreshjet e borës ,temperaturat janë shumë të ultë dhe ka rrezik ngricash. Për të shmangur problemet rruga po pastrohet nga mjetet borëpastruese dhe kriposet herë pas here

Në zonat e larta malore si në Shishtavec e fshatrat përreth ka patur mjegull të dendur por furnzimi me energji elektrike është normal në gjithë territorin e Qarkut Kukës, përveç  disa njësive administrative

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!