Bordi nxjerr çmimin e ri, sa do të shiten karburantet

schedule11:35 - 7 Maj, 2022

schedule 11:35 - 7 Maj, 2022

Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet për karburantet. Sipas vendimit të ri, nafta me pakicë në vend do të tregtohet 237lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 225lekë/litër.

Sakaq, çmimi i shitjes me pakicë i gazit, të jetë 100 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 88 lekë/litër për automjetet.

Këto çmime do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e radhës së Bordit të Transparencës, i cili është ngritur për të kontrolluar tregun e çmimeve ndikuar nga kriza ekonomike.

E plotë:

Bordi i Transparencës në datë 7 Maj 2022, në mbledhjen e radhës vendosi:

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të  jetë 237lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 225lekë/litër.

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN  të  jetë 227 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë 215 lekë/litër.

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 100 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 88 lekë/litër për automjetet.

( Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).

?Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 7 Maj 2022 ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

⚠️Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.

?Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

?Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!