Bordi “lodhet” shumë, zbritjen e naftës ia “ngarkon” benzinës

schedule15:29 - 28 Qershor, 2022

schedule 15:29 - 28 Qershor, 2022

Bordi i Transparencës i ka hequr edhe një 3 lekësh çmimi të naftës duke e zbritur në 255 lekë/ litër nga 258 lekë/ litër që ishte më parë, ndërkohë që çmimi në bursa është ulur ndjeshëm, por që këto lëvizje pasqyrohen pak ose aspak në vendin tonë.

Sa i përket benzinës, duke filluar nga sot në orën 18:00, një litër prej këtij karburanti nuk do të mund të shitet me më shumë se 242 lekë/ litër nga 239 lekë/ litri që ishte më parë.

Njoftimi i Bordit të Transparencës

Bordi i Transparencës në datë 28 Qershor 2022, në mbledhjen e radhës vendosi:

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë 255 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 243 lekë/litër.
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë 242 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë 230 lekë/litër.
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 83 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 71 lekë/litër për automjetet.
( Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).

?Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 28 Qershor ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

⚠️Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.

?Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

?Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!