Me 4 gola dhe 4 asistime të regjistruara në 32 ndeshjet e luajtura për “parizienët” e PSG, këtë sezon, duket se kanë mjaftuar që talenti francez, Hugo Ekitike të “mahnisë” bordin e kampionëve të Ligue 1.
Në huazim nga skuadra e Reims për 2 sezone dhe me një opsion blerje prej 34 milionë eurosh, drejtori sportiv i “parizienëve”, Luis Campos duket se do ta transferojë në mënyrë përfundimtare 20-vjeçarin, me klubin që kanë shumë besim se Ekitike mund të bëhet një lojtar i nivelit të lartë.
Sipas raportimeve më të fundit nga mediat franceze, kjo zgjedhje u është komunikuar tashmë agjentëve të talentit francez, mirëpo jo gjithçka do të varet nga dëshira e Campos për të mbajtur Ekitike në “Parc des Princes”, me PSG që është në pritje të një trajneri të ri dhe duhen konsideruar fillimisht planet e tij për skuadrën. /i.m /abcnews.al