Në fjalën e tij Taulant Balla në seancën e mbajtur jashtë rradhe në Parlament për ratifikimin e marrëveshjes, Balla theksoi se marrëveshja për Shqipërinë nuk ka asnjë detyrim financiar.
Ai theksoi se kjo marrëveshje tregon edhe një partneritet të shkëlqyer me SHBA.
“Në letrën e tij presidenti amerikan nënvizon se është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare. Duhet ta kuptojnë fillimin sa më parë të punës së këtij Bordi. Republika e Shqipërisë do të përfaqësohet nga kryeministri Edi Rama. Anëtarët e Bordit kanë zë të barabartë dhe peshë reale. Shqipëria jonë është shtuar të jetë si bashkë-arkitekte themeluese e një organizmi të ri ndërkombëtar. Kjo ftesë konfirmon edhe forcën dhe besimin e ndërsjellë në partneritetin tonë strategjik. Bota sot do të jetë një test tjetër i konfirmimit se sa i përket marrëdhënieve me SHBA ne nuk kemi ndasi”, tha ai.


