WASHINGTON- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se administrata e tij po punon intensivisht për arritjen e paqes globale përmes një iniciative që ai e quajti “Bordi i Paqes”.
Gjatë një takimi të hapur me liderë ndërkombëtarë, ku po merr pjesë dhe kryeministri Rama, Trump u shpreh se qëllimi i nismës është i thjeshtë: paqja.
Sipas tij, janë përmbyllur tetë konflikte, ndërsa një luftë e nëntë pritet të marrë fund së shpejti. Presidenti theksoi se bashkëpunimi mes liderëve ka qenë kyç në këto arritje, duke i cilësuar ata si “njerëz të mëdhenj” dhe “liderë të mëdhenj”.
Më tej, ai Trump shtoi se është krenar që takimi ishte i hapur për publikun, duke e cilësuar “Bordin e Paqes” si një nga iniciativat më të mira të ndërmarra.
“Ajo që po bëjmë është shumë e thjeshtë, paqja. Quhet Bordi i Paqes. Këta liderë më kanë ndihmuar shumë. I kemi dhënë fund tetë luftërave dhe mendoj se një e nëntë do mbarojë së shpejti.
Jeni njerëz të mëdhenj, jemi lider të mëdhenj, dhe njerëzit po na shohin. Jam shumë krenarë që ky është një takim i hapur. Po bëjmë një punë shumë të mirë, Bordi i Paqes është një nga gjërat më të mira”, tha ai./abcnews.al


