Kuvendi i Shqipërisë votoi këtë javë me 110 vota pro miratimin e ftesës së presidentit amerikan Donald Trump, për kryeministrin Edi Rama si përfaqësues të Shqipërisë në Bordin e Paqes për Gazën. Në sondazhin e ABC News 67.4% e qytetarëve shqiptarë e cilësuan miratimin si gjënë e duhur.
25.4% e tyre kanë shprehur mendimin se në Kuvend duhej një debat më i gjatë kombëtar. Kurse vetëm 7.2% mendojnë se ftesa duhej refuzuar. Linku i pyetësorit është shpërndarë me SMS të rastësishme në mënyrë proporcinale në qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë. Pyetësori u plotësua elektronikisht në mënyrë krejt anonime nga të anketuarit.
Ndërkohë kampioni u ripeshua statistikisht për t’i përfaqësuar sa më mirë 1.9 milionë banorë të rritur të Shqipërisë nga pikëpamja gjeografike, demografike, arsimore dhe politike.
Kampioni i sondazhit është 1153 banorë të rritur të vendit, ndërsa maksimumi i marzhit të gabimit statistikor +/-2.9 %


