Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Bordi i Paqes/ Eksperti: Realiteti do të jetë i komplikuar. Kosova dhe Shqipëria trupa në Gaza, veprim i zgjuar

schedule21:30 - 19 Shkurt, 2026

schedule 21:30 - 19 Shkurt, 2026

Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Medlir Mema, ka paralajmëruar se e ardhmja e Gazës do të mbetet e ndërlikuar, pavarësisht planeve të Bordit të Paqes. I ftuar në emisionin “War Report” në ABC News, ai u shpreh se rajoni ndodhet ende në fazat fillestare të procesit dhe se sfidat më të mëdha pritet të shfaqen në vijim, sidomos me tërheqjen e trupave izraelite dhe të Hamasit nga territori i Gazës.

Sipas Memës, “realiteti do të jetë shumë i komplikuar” të paktën për dy vitet e ardhshme, duke theksuar se shkëmbimet e fundit të trupave përbëjnë vetëm fazën e parë dhe të dytë të një procesi të brishtë. Ai komentoi gjithashtu premtimin e Kosovës dhe Shqipërisë për të kontribuar me trupa në kuadër të misioneve ndërkombëtare në Gaza, duke e cilësuar këtë si një veprim të zgjuar strategjik.

“E ardhmja e Gazës fatkeqësisht edhe për dy vitet e ardhshme nuk do të jetë aq e bukur. Jemi vetëm në fazën e parë dhe të dytë të paqes, kemi pasur shkëmbime trupash, por kemi fazën më të vështirë, tërheqjen e trupave të Izraelit dhe të Hamasit nga Gaza. Realiteti do të jetë shumë i komplikuar. Si për Kosovën dhe për Shqipërinë bashkëpunimi me SHBA janë shumë të rëndësishme. A ishte një veprim i zgjuar premtimi i forcave ushtarake?! Unë mendoj që po. Të dyja vendet nuk kanë financa për të kontribuar. Forcat ushtarake do të trajnohen nga forca ndërkombëtare speciale, kështu që do të fitojnë një lloj përvoje”, tha Mema.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!