“Borchardt të shpallet “non grata”” | Mbyllet protesta e banorëve të unazës së re

schedule19:36 - 14 Tetor, 2019

schedule 19:36 - 14 Tetor, 2019

19.30 – Mbyllet protesta e banorëve të unazës së re. Protesta u zhvillua e qetë e paqësore nga ana e banorëve.

18.52 – Protesta e banorëve të unazës së re ende vazhdon. Ata kanë nisur marshimin drejt ish sheshit Shqiponja.

18.44 – Ndërsa banorët e Unazës së re vijojnë protestën ata kanë kërkuar shpalljen “non grata” të ambasadorit të OSBE, Bernd Borchardt.

18.00 – Banorët e Unazës së Re kanë vendosur t’i lenë kohë qeverisë deri më 18 tetor të lirojë protestuesit dhe në rast se kjo nuk ndodh, ata kanë paralajmëruar se më 19 tetor do të përshkallëzojnë protestën. Ndërkohë banorët e Unazës së re kanë filluar protestën e tyre në trotuar.

Gjatë protestës së qytetarëve të Unazës së Re, pranë drejtorisë së policisë mbrëmjen e djeshme, ambasadori i OSBE-së i tregoi gishtin e mesit protestuesve teksa ata thirrën “Rama Ik” në momentin që ai kaloi aty pranë.

Të indinjuar nga ky veprim, sot banorët kanë vendosur që të bëjnë një peticion kundër ambasadorit Borchardt ku deri tani kanë mbledhur 450 firma. Peticioni i banorëve të “Unazës së Re” kundër ambasadorit Borchardt, do t’i dërgohet OSBE-së në Vjenë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!