Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Bora: “Norm dhe Ahmed”, reflektim për dhunën dhe urrejtjen raciale

schedule18:00 - 3 Prill, 2019

schedule 18:00 - 3 Prill, 2019

Autori i njohur shqiptaro-australian Alex Buza zbulohet për herë të parë përpara publikut me shfaqjen “Norm dhe Ahmed”. Regjisori Armand Bora thotë se kjo pjesë sjell mesazhe të forta për dhunën dhe urrejtjen raciale, në skenën e “ArTurbina”.

Regjisori Armando Bora është në procesin e punës për premierën e re të Teatrit Kombëtar, “Norm dhe Ahmet”. Edhe autori shqiptaro-australian, Alex Buza, vjen për herë të parë për publikun.

Bora thotë se njohja më të ka qenë e rastësishme para dy vitesh nga një vizitë në Australi, por befasuese, pasi emri i tij ishte i gdhendur nga spektatorët në teatrin e famshëm “La Mama”. Pjesa “Norm dhe Ahmet”, në vitet 1968 bëri revolucion në Australi na shpjegon Bora.

Gjithçka ndodh në një stacion autobusi, e ku personazhet, Norm, një veteran i luftës, ka një takim me një student pakistanez, Ahmed, në një stacion autobusi gjatë një nate.

Të dy persona të vetmuar, njëri emigrant dhe tjetri australian dhe një bisedë ku zhvillohet prezantimi i bindjeve dhe i parimeve të tyre. Gent Ferra dhe Lulzim Zeqja dialogojnë dhe shpalosin peshën e paragjykimeve racore, sociale. Regjisori Armando Bora , preferon që të sjellë vepra të angazhuara me qëllim reflektimin tek publiku.

Regjisori i ka shtuar pjesës edhe personazhin e shkrimtares që jetësohet nga Ola Harizaj. Skena është mbajtur në stilin minimaliste, ku mbizotëron hekuri për këtë arsye. Kjo pjesë është ndërtuar prej regjisorit si përzierje e teatrit të Stanisllavskit dhe Brehtit.

Vepra, pjesë e sezonit artistik të Teatrit Kombëtar, do të jetë në skenë te “ArTurbina” mbrëmjet e datave 5, 6, dhe 7 Prill./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!