Bora në Llogara, lëvizja e mjeteve vetëm me zinxhirë

schedule10:40 - 15 Shkurt, 2018

schedule 10:40 - 15 Shkurt, 2018

30 cm ka arritur trashësia e borës në Llogara. Reshjet gjatë natës kanë mbuluar territorin dhe për këtë shkak qarkullimi i mjeteve është bërë i vështirë. Policia u ka bërë apel drejtuesve të mos lëvizin në këtë segment pa përdorur zinxhirë. Shumë makina për të cilat drejtuesit nuk kishin marrë masa, u kthyen mbrapsht. Reshjet e borës aktualisht kanë pushuar dhe mjetet borëpastruese po punojnë për të hapur rrugën./abcnews.al