Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Bora “mbërthen” Europën/ Anulohen qindra fluturime në Holandë, probleme edhe në Paris

schedule15:53 - 6 Janar, 2026

schedule 15:53 - 6 Janar, 2026

Bora, ngricat dhe temperaturat e ulëta goditën Holandën të martën, duke detyruar anulimin e qindra fluturimeve, duke bllokuar hekurudhat dhe duke ngadalësuar trafikun në autostradat në të gjithë vendin.

Aeroporti i Amsterdamit raportoi se rreth 400 fluturime u anuluan ndërsa ekipet punonin për të pastruar pistat dhe për të shkrirë akullin e aeroplanëve që prisnin të niseshin.

Qarkullimi i trenave u ndalua në orët më të ngarkuara në mëngjes, por rifilloi sërish në orën 10:00 të paradites.



Ndërkohë rrugët përreth Amsterdamit mbetën kryesisht të mbyllura për shkak të ngricave.

Në Francë autoriteti i aviacionit civil u kërkoi kompanive të reduktojnë të paktën 30 fluturime në aeroportin Sharl dë Gol dhe 40 në aeroportin Orli.

Ministri francez i transportit u kërkoi udhëtarëve të kontrollonin nëse fluturimi i tyre është anuluar apo jo para se të niseshin nga shtëpia dhe të përdornin transportin publik për të arritur në aeroport.

Kompania shtetërore, e cila operon transportin publik të Parisit, tha se anuloi dhjetëra linja autobusësh, ndërsa trenat e metrosë dhe periferitë po funksiononin normalisht.

Edhe Mbretëria e Bashkuar është goditur nga moti i keq, teksa përgatitet për stuhinë Goretti. Bora ka zbardhur disa qytete, ndër to edhe Londra, teksa reshje më të dendura priten në vijim.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!