Albanit i lexohet fati LIVE, moderatori përballet me të papriturën

schedule11:18 - 9 Korrik, 2020

schedule 11:18 - 9 Korrik, 2020

Bora Jones, parashikuesja e fatit, ashtu siç kishte premtuar ka qenë sërish e ftuar këtë javë në “Abc-ja e mëngjesit” për të folur për letrat Tarot dhe procesin që duhet të ndjekë për të bërë të mundur leximin e fatit.

“Nisem thjesht nga ditëlindja, vendin dhe orën dhe pasi bëj procesn e meditimit dhe bëj përzierjen e letrave dhe tërheq letrat që dalin vetë nga përzierja. Tarotë kanë dy ndarje kryesore arcana e madhe dhe e vogël. 22 letrat e Arcanës së madhe janë evente kryesore që ndodhin në jetën e personit, ndërkohë që Arcana e vogël është më shumë përditshmëria.”, tha ajo.

Duke folur për këtë proces, që është konsideruar si një nga mënyrat më të sakta të parashikimit të fatit, Jones lexoi gjithashtu live disa prej letrave të moderatorit Alban Musa.

Imazhi i perandorit është një person shumë i pushtetshëm, që në rastin tënd do të ndihmojë në arritjen e suksesit financiar dhe ky person lidhet me astrologjinë, me shenjën e Dashit. Një nga letrat që është pozitive për ty dhe dhjeta e monedhave që flet për anën financiare, krijimin e një mirëqenie nga ana ekonomike por edhe për familjen tënde dhe brezat që do të vijnë.

Ishte dhjeta e monedhave dhe kubave, dy pikat kulmore në Taro, që është arritja e lumturisë familjare, harmonia dhe ajo e monedhave që ka të bëjë me sigurinë nga ana financiare, jo vetëm për veten tënde por edhe për familjen. Është shumë e rrallë që të dalin njëherësh të dy dhjetat.”, tha parashikuesja.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!