Leonarrdo Bonucci është kthyer në Itali për festat e Krishtlindjeve dhe mund të qëndrojë atje. Roma duket se e ka identifikuar ish-lojtarin e Juventusit si qendërmbrojtësin ideal për t’ia bërë Jose Mourinhos dhuratë për merkaton e janarit, madje edhe lojtari do të ishte i lumtur të rikthehej në Itali.
Me Smalling ende jashtë për shkak të një dëmtimi dhe me mungesën e N’Dicka për Kupën e Kombeve të Afrikës, Mourinho ka nevojë për një mbrojtës të gatshëm menjëherë për t’u aktivizuar në fushën e lojës, pasi as Kumbulla nuk është ende gati.
Sipas mediave italiane, palët janë në diskutim e sipër në këtë periudhë që Bonucci ndodhet në Itali, dhe të reja priten në ditët në vijim./h.ll/abcnews.al