Boniek: Populizëm, lojtarët polakë të mos gjunjëzohen para ndeshjes me Anglinë

schedule12:36 - 30 Mars, 2021

schedule 12:36 - 30 Mars, 2021

Jetojmë në një botë me shoqëri të hapur dhe pranuese, por ende racizmi është problem i madh në botë dhe popujt e mëdha vazhdojnë ta luftojnë dhe të sensibilizojnë njerëzit. Vrasja e Gorge Floyd nga policia amerikane në maj të vitit të shkuar shokoi gjithë botën dhe ngjalli protesta të shumta.

Një nga gjestet që u bë virale për të nderuar vdekjen e tij dhe luftuar racizmin ishte gjunjëzimi, të cilën tashmë kombëtarja angleze e praktikon para çdo ndeshje dhe fton edhe kundërshtarin ta bëjë. Po ka shumë mundësi që Polonia të mos e bëjë, arsyen e tregon presidenti i federatës së Polonisë, Zbigniew Boniek, ish-ylli i Juventusit në vitet ‘80.

“Nuk e di nëse lojtarët e Polonisë do të gjunjëzohen para ndeshjes me Anglinë. Unë personalisht jam absolutisht kundër veprimeve të tilla. Është thjesht populizëm dhe nuk jep asnjë mesazh. Futbollistët gjunjëzohen, por nëse i pyet përse e bëjnë këtë, disa nga ata nuk e dinë arsyen”, u shpreh Boniek. Polonia ndeshet nesër me Anglinë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!