Konsullata e Shqipërisë në Selanik është sulmuar me bombë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të së hënës. Nga shpërthimi i bombës një automjet i konsullatës është dëmtuar. Ndërsa nuk raportohet për të lënduar apo viktima. Pas shpërthimit makina u kaplua nga flakët. Menjëherë në vendngjarje arritën 8 zjarrëfikës dhe bënë të mundur shuarjen e zjarrit. Ndërkohë, autoritetet greke kanë hapur një hetim për zbardhjen e rastit dhe zbulimin e autorëve. Dyshimet e para, sipas mediave, lidhen me një sulm të qëllimshëm.
/abcnews.al