Bombat rrëshqitëse ruse/ Demiraj: Shpërthejnë pas kontaktit me tokën. Moska ka zhvilluar jo më pak se 50 sisteme bombash

schedule08:44 - 5 Prill, 2024

schedule 08:44 - 5 Prill, 2024

Koloneli Dritan Demiraj në një lidhje të drejtpërdrejtë për emisionin “ABC e Mëngjesit” në ABC News, foli për bombat rrëshqitëse ruse dhe kërcënimin rus.

Ai tha se Rusia ka zhvilluar jo më pak se 50 sisteme bombash, ndërsa foli edhe për sistemet e tjera si patriot, raketat supersonike.

Në lidhje me këtë sistem, koloneli tha se kjo bombë ka krijuar efekte në fushëbetejën psikologjike, dhe është një armë që nuk asgjësohet dot, e cila pas rreth 60 kilometrash drejtohet për në objektiv.

SHBA nuk e krahason në asnjë fushë me Federatën Ruse. Por në 2-3 drejtime Federata Ruse ka investuar dhe është më e përparuar. Ka zhvilluar jo më pak se 50 sisteme bombash.

Fusha e parë e armëve janë armët hipersonike. Është një bombë e kohës sovjetike, si KHN janë përdorur me sukses në Ukrainë. Kjo bombë ka krijuar efekte në fushëbetejën psikologjike, dhe është një armë që nuk asgjësohet dot, e cila pas rreth 60 kilometrash drejtohet për në objektiv.  Quhen pend për shkak se rrëshqasin në ajër, janë bomba që shpërthejnë pas kontaktit me tokën. Kanë sasi të madhe eksplozivi që shkakton dëme të mëdha.

Fillon vala e dronëve, pastaj përdoret vala e dytë që janë raketat balistike. Pas këtyre lëshojnë predhat dhe kjo bën të mundur çorientimin e sistemit. Armët hipersonike që kanë shpejtësi 5 herë më shumë se shpejtësia e zërit, ecin në mënyrë të çrregullt dhe në një lartësi të ulët.

Sistemi Patriot, është një nga sistemet më të avancuara, ku misioni i saj është asgjësimi i avionëve bombardues, që fluturojnë shumë lart. Këto sisteme janë të kushtueshme. Dy raketat që përdorin sistemet Patriot kanë raketa që kushtojnë 2.5-3 milionë dollarë. Vetëm Kina she SHBA kanë raketat supersonike.  Rusia ka zhvilluar një sistem reaktor që shpërthen edhe kur është në aftësi të objektivit që synon të shpërthejë.”, tha koloneli. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!