“Bombat bien çdo 10 minuta”, zëdhënësi i UNICEF: Askush nuk është i sigurt

schedule09:57 - 4 Dhjetor, 2023

schedule 09:57 - 4 Dhjetor, 2023

James Elder, zëdhënës i agjencisë së Kombeve të Bashkuara për fëmijë, Unicef, tha se ka shqetësime serioze për ndikimin e veprimeve ushtarake izraelite në Gazën jugore.

“Ajo që ndodhi në veri, tmerri që njerëzit duruan nuk duhet të lejohet të ndodhë në jug”, tha Elder.

Ai tha se bombat bien çdo 10 minuta.

“Për njerëzit në Gazën jugore, rreziku tani kombinohet me rraskapitjen. Kur jeni zhvendosur tre ose katër herë për shkak të bombardimeve, njerëzit janë të lodhur, të rraskapitur, duke u përpjekur të qëndrojnë të sigurt së bashku me fëmijët e tyre.

Ata nuk kanë ku të shkojnë. “tha ai.

Sipas tij, askush nuk është i sigurt në spitale dhe as në strehimore.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!