Bombardimet ruse, Blinken: SHBA është e gatshme, nëse Moska do të negociojë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

schedule07:27 - 30 Prill, 2024

schedule 07:27 - 30 Prill, 2024

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka deklaruar se lufta në Ukrainë duhet të marrë fund dhe se Rusia duhet të negociojë për të ndaluar këtë konflikt.

Blinken nënvizon se SHBA është e gatshme për çdo situatë në rast se Rusia do të tregojë se qëllimi i saj është t’i japë fund luftës.

“Nëse Rusia tregon një dëshirë të sinqertë për të negociuar për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, Shtetet e Bashkuara do të jenë atje”, kështu ka thënë sekretari amerikan i shtetit, Anthony Blinken, gjatë një bisedë me presidentin e Forumit Ekonomik Botëror, Borge Brende në Riad.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!