Bombardimet në Idlib, 188 civilë të vrarë nga sulmet e regjimit dhe Rusisë

schedule07:15 - 2 Shkurt, 2020

schedule 07:15 - 2 Shkurt, 2020

188 civilë në Siri kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve të kryera muajin e kaluar në Idlib nga forcat e regjimit të Bashar al-Asadit dhe mbështetësit të tij Rusisë.

Sipas raportit të publikuar nga Koordinimi i Ndërhyrjes Siriane, e cila përpilon të dhënat lidhur me civilët e zhvendosur në Idlib, përkatësisht 188 civilë, përfshirë 64 fëmijë e kanë humbur jetën si pasojë e bombardimeve që regjimi i Asadit dhe Rusia kanë kryer muajin e kaluar në Idlib.

Po ashtu bëhet e ditur se në mesin e personave që kanë humbur jetën është një punonjës i Mbrojtjes Civile (Baretat e Bardha) dhe një punonjës i shëndetësisë.

Në sulmet e kryera muajin e kaluar në rajon nga regjimi dhe Rusia, janë vendosur në objektiv 28 shkolla, 7 qytete të tendave, 11 komplekse shëndetësore, 9 tregje, 19 vende të adhurimit, 5 qendra të mbrojtjes civile, 3 centrale uji dhe 2 elektrike si dhe 4 furra.