Mahmoud Abbas, presidenti i Autoritetit Palestinez, ka akuzuar Izraelin për terrorizëm të organizuar shtetëror dhe krime lufte në Gaza.
Në një deklaratë televizive, Abbas tha se palestinezët nuk do të “hezitojnë të ndjekin ata që kryejnë krime të tilla përpara gjykatave ndërkombëtare”.
Nga ana tjetër, Izraeli thotë se sulmon vetëm bazat ushtarake dhe ka bërë përpjekje për të parandaluar viktimat e civilëve, përfshirë paralajmërimin e banorëve pranë për sulmet ajrore.
Në fillim të këtij viti, Gjykata Penale Ndërkombëtare (ICC) nisi një hetim mbi krimet e mundshme të luftës të kryera nga Izraeli dhe grupet palestineze në 2014, kur ndodhi konflikti i fundit i madh në Gaza. g.v/abcnews.al