Numri i të vdekurve nga bombardimet ajrore izraelite dhe që synonin zyrtarë të lartë të një njësie elitare të lëvizjes Hezbollah libaneze në një periferi jugore të Bejrutit ka shkuar në 45 të vdekur, njoftoi sot Ministria libaneze e Shëndetësisë.
“Numri i të vdekurve është ka shkuar në 45”, tha ministria në një deklaratë.
Operacionet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë për të tretën ditë radhazi dhe mostrat e ADN-së do të testohen për të identifikuar disa prej viktimave, sipas të njëjtit burim.
/abcnews.al