Bomba në Gaza ditën e Bajramit/ Kamberi: Numrat e civilëve të vrarë të tejkaluar. Vazhdojnë bisedimet, por pa armëpushim

schedule13:38 - 6 Qershor, 2025

schedule 13:38 - 6 Qershor, 2025

Eksperti i sigurisë Geron Kamberi në një intervistë për ‘News Line’ tha se situata është me një bilanc tragjik dhe numri i civilëve është tejkaluar. Sipas tij, civilët nuk janë kursyer dhe se zgjidhja e konfliktit është ende larg ndonëse bisedimet vazhdojnë.

“Kemi një bilanc tragjik që nuk ka nevojë të jesh në terren, por mjaftojnë imazhet për të kuptuar që numri i civilëve ka tejkaluar.

Ka gazetarë dhe media të ndryshme kanë bërë pyetje të hapura dhe të drejtpërdrejta. Ajo situatë atje ka ngjallur një reagim të madh, mes Izraelit dhe popullsisë.  Në kushte lufte civilët janë kursyer dhe nuk kanë qenë shënjestër.

Një zgjidhje e konfliktit duket larg edhe pse bisedimet vazhdojnë, është një fakt që para disa ditësh ishte një deklaratë për një armëpushim 3 ditor ku Izraeli u tërhoq dhe doli me një kundër reagim.” / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!