Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Aksident në aksin ‘Shkodër-Muriqan’/ Përplasen dy automjete, dëmtohen drejtuesit e tyre

schedule20:20 - 23 Qershor, 2025

schedule 20:20 - 23 Qershor, 2025

Rreth orës 19:25, në aksin rrugor “Shkodër – Muriqan”, ka ndodhur një aksident rrugor mes dy automjeteve.

Shtetasi L. H., 52 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe si pasojë është përplasur me një automjet tjetër, me drejtues shtetasin N. B., 70 vjeç.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar të dy drejtuesit e automjeteve, të cilët janë transportuar në Spitalin Rajonal Shkodër dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.



Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!