“Boll vodhe, ik!” Berisha-Ramës: Do të ta presim biletën, ky është vetëm fillimi i marshit tonë të lirisë

schedule21:11 - 7 Korrik, 2022

schedule 21:11 - 7 Korrik, 2022

Një pjesë të mirë të fjalimit të tij në protestën e 7 korrikut kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ia ka “kushtuar” kryeministrit Edi Rama. Ky i fundit ndodhej në Vlorë ku u hap për qarkullim Bypass-i i ri.

Ndër të tjera, lideri historik i demokratëve e akuzoi kryeministrin për vota të vjedhura ndërsa e cilësoi si armik të fjalës së lirë. Berisha i bëri po ashtu thirrje Bashkimit Evropian që të hapë negociatat me Shqipërinë dhe të mos ndëshkojnë, siç tha ai, shqiptarët për faj të Edi Ramës.

Po ashtu, ish-kryeministri paralajmëroi se protesta e sotme është vetëm fillimi “i marshit të lirisë.”

“Unë kam një fjalë…Edi Rama, jemi sot këtu për t’u betuar për këtë flamur, para flamurit të kombit se votën kurrë nuk ta falin, pushtetin mbi votën e vjedhur, kurrë nuk ta njohim. Mos luaj me votën sepse jemi të vendosur të mos pranojmë kurrë. Të bëjmë çdo sakrificë që të votohet me dinjitet e liri. Edi Rama, ti këto kohë, këto vite je treguar armik i fjalës së lirë.

U flet me gjuhë të padenjë gazetarëve vetëm se ata bëjnë punën e tyre. Fjala e lirë do të jetë motoja jonë. Ata që guxojnë ta prekin do të mjerohen. Në këtë shesh, të cilësuan hajdut, vjedhës, po e vërteta është se nuk do të doja të flisja për hajdutë e vjedhës, por më thuaj pak zotrote çfarë mund të të them unë ty, kur sarajet e Surrelit i ndërtove kur kishte 2-3 mijë euro të deklaruara. Një herë thua i kam para emigracione, para të nxjerra nga “Kurbani”. Çdo qindrakë e tyre është hajni. Ti me firmat e tua s’i ke gjë dhjetëshet, ti luan me qindra miliona.

Këto ditë doli se nga 60 mln euro për djegësin e Tiranës, nuk është ndërtuar asgjë, paratë kanë përfunduar në konto pensionistësh. Boll vodhe, ik. Shqipëria është në rrezik. Edi Rama ka një urrejtje gjenetike ndaj shqiptarëve sepse i përket atij soji që vriste, ekzekutonte, qytetarët shqiptarë dhe s’e e dinte se ata të shtypur i urrenin për vdekje bllokmenë hoxhistë. Do t’ia presim biletën, dhe ky është vetëm fillimi i marshit tonë të lirisë. Këtë javë shpresojmë që BE të vendosë hapjen e negociatave dhe u bëjmë thirrje nga kjo tribunë të hapin negociatat me Shqipërinë. Të mos ndëshkojnë shqiptarët për Edi Ramën. Edhe pse është errësirë, Edi Rama të na shohë sa jemi.” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!