“S’ka më lojëra me Reformën në Drejtësi dhe Zgjedhoren”: Yuri Kim trondit politikën shqiptare

schedule12:16 - 22 Maj, 2020

schedule 12:16 - 22 Maj, 2020

Ambasadorja e SHBA-ve u ka bërë thirrje palëve politike që të ndalojë së luajturi lojra.

Ambasadorja Yuri Kim u shpreh para gazetarëve se mesazhi i saj është shumë i qartë, SHBA-të duan atë që do edhe populli shqiptar. Kim u shpreh se Shqipëria nuk mund të jetë aleate e fortë e SHBA-ve dhe pjesë e BE nëse nuk çohet përpara reforma zgjedhore dhe ajo në drejtësi.

Po ashtu, ambasadorja u shpreh se reforma zgjedhore dhe reforma në drejtësi nuk janë pazare, por domosdoshmëri, ndërsa theksoi që është koha që të mos luhen më lojra, por që liderët të mbajnë fjalën para shqiptarëve.

Fjala e ambasadores:

“Mesazhi im është shumë i qartë. SHBA duan të njëjtën gjë që populli shqiptar do. Duam që Shqipëria të jetë aleat i fortë, i aftë i SHBA dhe të jetë pjesë e familjes evropiane. Ju nuk mund ta keni këtë pa reformë zgjedhore, ju nuk mund ta keni këtë pa reformë në Drejtësi. Këto të dyja s’janë pazare, por domosdoshmëri. Është koha të realizohen, jo për lojëra. Është koha të realizohet reforma në Drejtësi dhe ajo zgjedhorja. Është koha që liderët të mbajnë fjalën para shqiptarëve. Kjo është ajo që shqiptarët dhe SHBA-të presin prej tyre.” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!