Boldor sherr me Çinarin? Rumuni vendos të “flasë” nga Instagrami

schedule16:56 - 10 Korrik, 2020

schedule 16:56 - 10 Korrik, 2020

Deian Boldor ka vendosur të reagojë pas lajmeve të shumta rreth tij. Rumuni i Partizanit është prekur nga COVID-19 dhe është i izoluar, në luftë për ta mundur virusin që ka shkaktuar pandemi dhe  për pasojë të tij ka pasur rreth gjysmë milioni njerëz.

Ditën e sotme, në shtyp u raportua se Erald Çinari kishte pasur një përplasje me shokun e skuadrës. Shkodrani thuhet se e kishte akuzuar për papërgjegjshmëri dhe e bën në njëfarë mënyre fajtor për përhapjen e Koronavirusit në skuadër.

Jo vetëm kaq, por flitet edhe për goditje të mbrojtësit. Ky lajm, apo tjetri që motra e tij Denis Boldor mund të ketë qenë ajo që e ka infektuar mbrojtësin, nuk pëlqehet nga futbollisti i të kuqve, që në rrjetet sociale ka vendosur të reagojë.

“Ndaloni së shkruari lajme të rreme. Jam në rregull, ndodhem në shtëpi dhe kam marrë të gjitha masat kundër COVID-19”, shkruan Boldor në llogarinë e tij në “Instagram”. /abcnews.al

 

Postimi i Boldor në Instagram