Bojkoti i ultrasve pukjanë: Turp i madh, i marrim uniformën kundërshtarëve

19:58 | 25/01/202019:580

Tërbuni nuk ia doli të frenonte kryesuesit e Kastriotit dhe u mund në Pukë. Goli i Taulant Markut në pjesën e parë vendosi sfidën dhe i dhuroi fitoren ekipit krutan, që vijon të renditet në vend të parë në grupin A të Kategorisë së Parë.

Kjo humbje nuk është pritur mirë nga tifozët pukjanë që kanë shpërthyer në rrjetet sociale. Tërbuni Ultras Club kanë reaguar ashpër, teksa zbulojnë edhe një detaj interesant në lidhje me uniformën e portierit të tyre.

Portier të dytë s’kemi? Futemi në fushë pa bluzë të dytë të portierit detyrohemi t’ua marrim kundërshtarëve… Ku po shkojmë kështu, a ka të ndalur ky turp? Disa lojtarë janë kot aty, as kanë gjak as vner, na e shpifet me atë futboll. Ndryshoni ose hiqini ato bluza, shkoni e merrni lekët tjetërkund.

Tek ne shpëtojnë 2-3 lojtarë maksimumi, ku më i miri është Migel Metani, kapiten i vërtetë. Ne si tifozë kaq kemi dhe nga sot do bojkotojmë çdo gjë“, shkruhet në deklaratën e tyre. /abcnews.al

 

Deklarata e tifozëve të Tërbunit

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono