Bojkoti i Superiores, presidentët mblidhen në “Air Albania Stadium”

schedule14:03 - 24 Janar, 2020

schedule 14:03 - 24 Janar, 2020

Ligji për Paketën e Sportit nuk po miratohet dhe duket se premtimi i Qeverisë shumë muaj më parë, ka mbetur dhe do të mbetet pezull. Presidentët e klubeve duket se janë lodhur dhe ABC News mësoi pak ditë më parë se po mendohej edhe për një bojkot të kampionatit.

Megjithatë, sot janë mbledhur disa nga zyrtarët e klubeve në “Air Albania Stadium”, aty ku kanë diskutuar për situatën aktuale të futbollit shqiptar. Artuj Dadaj, zëvendës president i Luftëtarit, Artan Shyti, drejtor i përgjithshëm i Teutës, Ardian Takaj, presidenti i Skënderbeut, Pashk Laska, president i Laçit dhe Arbi Laçi, drejtor i Tiranës, ishin të pranishëm në takim me presidentin e Ligës Profesioniste, Edvin Libohovës.

Pas këtij takimi, është vendosur që bojkoti të shtyhet dhe mendohet se ka ende shpresë për një miratim të Ligjit për Paketën e Sportit. Futbolli shqiptar është në kaos dhe pavarësisht këtij takimi, asgjë nuk duket se është zgjidhur./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!