Bojkoti i opozitës pas shembjes së Teatrit, Rama: Fola me ndërkombëtarët, të mbyllim “Zgjedhoren”

schedule17:47 - 19 Maj, 2020

schedule 17:47 - 19 Maj, 2020

Kreu i qeverisë Edi Rama shprehet në një postim në rrjetet sociale se ka pasur biseda të mira me ndërkombëtarët jashtë vendit lidhur me faktet e rreme të prodhuara për shembjen e teatrit.

Ai thotë se miqtë ndërkombëtarë në Tiranë kanë shprehur dakordësi të plotë për të adresuar menjëherë domosdoshmërinë e finalizimit të Reformës Zgjedhore.

“Biseda të mira sot me miq ndërkombëtarë jashtë vendit, për të përmbysur me fakte kështjellën e baltës së eksportuar nga prodhuesit e shpifjeve për godinën e shembur dhe ngjarjet rrotull saj! Gënjeshtra vrapon më shpejt se e vërteta, po këmbët e shkurtëra e lënë në mes të rrugës.

Biseda të mira edhe me miqtë ndërkombëtarë në Tiranë dhe dakordësi e plotë për të parë përpara të gjitha bashkë, duke adresuar menjëherë domosdoshmërinë e finalizimit të reformës zgjedhore, me të gjithë gatishmërinë tonë për përmbushjen e rekomandimeve të OSBE/ODHIR-it”, shkruan Rama./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!