Bojkot fillimisht dhe tani protestë simbolike. Liga Profesioniste e Futbollit e ka paralajmëruar prej ditësh se nuk do ta nisin kampionatin, pa iu plotësuar nga qeveria katër kërkesat e tyre dhe gjatë kësaj periudhe nuk ka pasur një zgjidhje.
Madje vetëm sa janë shtuar replikat. Një ditë më parë fjalën e mori edhe presidenti Armand Duka, i cili i ka drejtuar kryeministrit Edi Rama një letër të hapur. Pritet të shihet nëse do të ketë diçka që do të ndryshojë.
Ndërkohë sot futbollistët e 10 skuadrave të Superiores do të zbresin ën fushë, për të protestuar në mënyrë simbolike. Rreshtime të skuadrave dhe lexim të kërkesave për qeverinë, kjo është ajo ccka klubet kanë programuar unanimisht.
Në vijim mund të ketë edhe dalje në shesh të drejtuesve të klubeve bashkë me futbollistët, por gjasat janë që të gjendet një zgjidhje dhe pakët të negociojnë zgjidhjen më të mirë për të gjithë. /abcnews.al
KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 2
Tirana – Teuta
Laçi – Kastrioti
Apolonia – Bylis
Skënderbeu -Vllaznia
Kukësi – Partizani