Bojkoti i futbollit, klubet e Superiores kërkojnë plotësimin e kushteve

schedule19:04 - 3 Shtator, 2020

schedule 19:04 - 3 Shtator, 2020

Klubet e Superiores nuk janë gati të zbresin në fushën e lojës, duke zgjedhur të bojkotojnë kampionatin deri sa kryeministri Rama të plotësojë kushtet e tyre. Kështu që, futbolli në Superiore nuk do të nisë me 12 shtator.

Kështu shkruhej në njoftimin e faqes zyrtare të Vllaznisë, ku në foton e bashkëngjitur, shihen presidentët e klubeve të Superiores dhe kreu i FSHF-së, Armando Duka.

“Superliga vazhdon bojkotin deri nê plotësimin e kushteve dhe kampionati nuk fillon më 12 shtator.

Presidentët e Superligës bëjnë thirrje urgjente që kërkesat e tyre të drejta për zhvillimin e sportit që jane drejtuar tashmë Qeverisë të merren parasysh nga kryeministri Rama që të plotësohen sa më shpejt, përndryshe bojkoti do të përshkallëzohet edhe më tej”, shkruhej në faqen zyrtare të Vllaznisë./abcnews.al